Starmer takohet me Zelenskyn: Britania do të jetë krah Ukrainës për aq kohë sa duhet

Bota

Starmer takohet me Zelenskyn: Britania do të jetë krah Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky pas vizitës në SHBA një ditë më parë ku u takua me Donald Trump, një takim i cili nuk shkoi dhe aq mirë, aq sa liderit ukrainas iu desh të largohej para kohë, ndërsa u anullua konferenca për shtyp, ai ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe këtë të shtunë.

Zelensky është pritur në takim nga kryeministri britanik, Keir Starmer, i cili pas një shtrëngimi të fortë duarsh, i tha se Ukraina do të ketë mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar.

Starmer i tha Zelenskyt se gjatë rrugës për në “Downing Street” ka dëgjuar mbëhsttjen e fortë që i jep populli britanik Ukrainës.

“Më lejoni të them vetëm se jeni shumë, shumë i mirëpritur këtu në Downing Street. Dhe siç dëgjuat nga brohoritjet në rrugë jashtë, ju keni mbështetje të plotë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne qëndrojmë me ju, me Ukrainën, për aq kohë sa mund të duhet.

Shpresoj se keni dëgjuar disa nga ato brohoritje në rrugë. Ky është populli i Mbretërisë së Bashkuar që del për të demonstruar se sa shumë ju mbështesin, sa mbështesin Ukrainën dhe vendosmërinë tonë absolute për të qëndruar me ju – vendosmëri e palëkundur – dhe për të arritur atë që ne të dy duam të arrijmë, që është një paqe e qëndrueshme.

Një paqe e qëndrueshme për Ukrainën e bazuar në sovranitetin dhe sigurinë për Ukrainën kaq e rëndësishme për Ukrainën, aq e rëndësishme për Evropën dhe kaq e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar. Kështu që mezi pres me padurim diskutimet tona këtu këtë pasdite faleminderit shumë që gjetët kohën që do të vijë”, i tha Starmes-Zelenskyt.

Ndërkohë që Presidenti i Ukrainës u shpreh falenderues dhe mirënjohës për mbështetjene  madhe që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë vendit të tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion