Starmer i drejtohet Trump: Vendosja e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s është e gabuar

Bota

Starmer i drejtohet Trump: Vendosja e tarifave ndaj aleatëve të NATO-s

Kryeministri britanik Keir Starmer pati sot një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, njoftoi një zëdhënës i kryeministrit.

"Kryeministri përsëriti qëndrimin e tij për Groenlandën. Ai theksoi se siguria në Polin e Veriut është një përparësi për të gjithë aleatët e NATO-s, me qëllim mbrojtjen e interesave euroatlantike", tha zëdhënësi.

"Për më tepër, ai theksoi se vendosja e tarifave ndaj aleatëve për të mbrojtur sigurinë kolektive të NATO-s është e gabuar."

Zëdhënësi shtoi se Starmer pati sot edhe biseda telefonike me kryeministren daneze Mette Frederiksen, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte/CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion