Spiunazh për llogari të Rusisë, arrestohen 2 persona në Gjermani!

Bota

Spiunazh për llogari të Rusisë, arrestohen 2 persona në

Autoritetet gjermane kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh në favor të Rusisë, bëri të ditur Zyra e Prokurorit Federal në Gjermani.

Sipas njoftimit zyrtar, Alla S. u arrestua në rajonin e North Rhine-Westphalia nga forcat speciale të policisë dhe oficerë të Agjencia Bavareze e Krimit (BKA). Ndërkohë, Sergey N. u ndalua në Alicante nga autoritetet spanjolle.

Hetimet tregojnë se dy të arrestuarit dyshohet se kanë vepruar në emër të një shërbimi inteligjence rus që nga dhjetori i vitit 2025, duke mbledhur informacione në Gjermani.

Sipas raportimeve të Der Spiegel, ata kishin vënë nën mbikëqyrje një person të lidhur me furnizimin e dronëve për Ukrainën, duke filmuar sistematikisht vendin e tij të punës dhe të banimit.

Autoritetet gjermane dyshojnë se ky aktivitet mund të ketë shërbyer për përgatitjen e operacioneve të mëtejshme, përfshirë mundësinë e një sulmi apo atentati ndaj objektivit.

Personi i vënë në shënjestër është zhvendosur tashmë në një vend të sigurt dhe është nën masa të shtuara mbrojtjeje, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe qëllimet e operacionit të dyshuar të spiunazhit./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion