Spitalet në Francë në kolaps, ja vendimi i presidentit Macron

Bota

Spitalet në Francë në kolaps, ja vendimi i presidentit Macron

Covid-19 po e përkeqëson situatën në Francë, ku sipas mediave franceze, spitalet kërcënohen nga kolapsi. Për këtë situatë, presidenti francez, Emmanuel Macron do të mbajë një fjalim televiziv për publikun pasditen e kësaj të mërkure.

Sipas raportimit, pallati Elysee nuk specifikoi nëse Macron do të njoftojë kufizime të mëtejshme në trajtimin e koronavirusit gjë që i ka kushtuar jetën gati 100,000 njerëzve në Francë. Dje numri i pacientëve me COVID-19 në spitale u rrit me 98 dhe tejkaloi barrierën prej 5,000, numri më i lartë për këtë vit.

Në Francë, ka një ndalim të trafikut natën që nga mesi i dhjetorit në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin. Lëvizja e qytetarëve është e kufizuar dhe disa dyqane janë mbyllur. Baret, restorantet dhe kinematë gjithashtu janë mbyllur prej muajsh.

ME TE LEXUARAT