Spanja zhvendos forcat speciale nga Iraku për shkaqe sigurie

Bota

Spanja zhvendos forcat speciale nga Iraku për shkaqe sigurie

Spanja ka zhvendosur përkohësisht forcat e saj speciale nga Iraku duke përmendur përkeqësimin e sigurisë dhe pamundësinë për të kryer operacione në mënyrë të sigurt, njoftoi Ministria spanjolle e Mbrojtjes.

Grupi i Operacioneve Speciale u zhvendos në vende të sigurta pasi situata e bëri të pamundur vazhdimin e misioneve të trajnimit me forcat irakiane, sipas ministrisë.

Raportohet se i gjithë personeli është i sigurt.

Ndryshe, Spanja dislokon afërsisht 300 personel ushtarak në Irak si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër të ashtuquajturit grup i Shtetit Islamik (ISIS)

SOTG trajnon njësitë irakiane kundër terrorizmit në Bagdad dhe në bazat në zonat e kontrolluara nga kurdët.

Bëhet e ditur se Spanja ka ruajtur një prani të vazhdueshme në Irak që nga viti 2015 si pjesë e Operacionit Inherent Resolve, koalicionit të udhëhequr nga SHBA të formuar për të luftuar ISIS-in.

SOTG ndërrohet çdo gjashtë muaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion