Spanja rifillon vaksinimin me AstraZeneca pas pezullimit një javor

Spanja ka rifilluar vaksinimin e saj AstraZeneca pas një pezullimi një javor të dozave nga frika për efektet anësore të mundshme.
Sipas Guardian, pezullimi nuk duket se ka zbehur entuziazmin e njerëzve për të marrë vaksinën.
‘Ne duhet t’i lëmë paragjykimet dhe mitet urbane mënjanë dhe të ecim përpara,’ – tha nëpunësi civil, Jose Manuel Plaza.
Njerëzit u rreshtuan jashtë stadiumit të futbollit Wanda të Atletico Madrid, i cili është shndërruar në një qendër vaksinimi masive.
‘Jam e lumtur që marr vaksinën. Unë mendoj se duhet të jesh pozitiv dhe nuk ka asgjë më të keqe se Covid.‘-i tha agjensisë së lajmeve punonjësja shëndetësore, Cristina Gonzalez.


