Sot funerali, publikohet fotoja e fundit e Berlusconit para se të ndërronte jetë

Bota

Sot funerali, publikohet fotoja e fundit e Berlusconit para se të

Dy ditë më parë politika italiane u trondit nga një lajm i rëndë, që ishte ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi.

 La Stampa ka publikuar dhe foton e fundit të “Cavalierit”, të shkrepur të premten e kaluar, përpara se të shtrohej në spital.

Në foto, Berlusconi është në një nga baret e tij të preferuar në Milano, duke përqafuar djalin e vogël të pronarit.

“Ai dukej i tronditur, por “po bënte shaka me të gjithë, si gjithmonë”, tha pronari i lokalit, ndërsa Berlusconi kishte shkuar aty bashkë me Marta Fascinan.

Sot funerali, publikohet fotoja e fundit e Berlusconit para se të

Berlusconi ndërroi jetë tre ditë pas fotos, në spitalin “San Raffaele”, pasi kishte kohë që vuante nga sëmundja e leuçemisë. Ndërkohë, sot Berlusconi do të përcillet për në banesën e fundit.

ME TE LEXUARAT