Skocia shumë pranë realizimit të ëndrrës, drejt ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar

Bota

Skocia shumë pranë realizimit të ëndrrës, drejt ndarjes

Nacionalistët e SNP të Nicola Sturgeon në Skoci shënuan fitoren e katërt elektorale radhazi, duke marrë 64 vota në parlament, vetëm një më pak nga sa nevojitej për shumicën absolute, dhe një më shumë sesa në zgjedhjet e 2016-tës. Separatistët synojnë tani t`i japin një tjetër shtysë të fortë kërkesës për referendumin e shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar, të refuzuar deri më tani nga qeveria e Boris Johnson.

Rezultati zgjedhor në Skoci paralajmëron një konfrontim të drejtpërdrejtë me Johnsonin rreth një referendum të dytë të pavarësisë. “ Tani “nuk ka më asnjë justifikim demokratik për këdo që përpiqet të bllokojë të drejtën e popullit Skocez të zgjedhe të ardhmen e tij”, deklaroi  Sturgeon. Një referendum i tillë qe mbajtur në Skoci në 2014: asokohe 55% e votuesve votuan për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ideja nuk u shua, dhe mori hov sërish pas fitores së kampit “Po” në referendumin e Brexitit 2016, kur 62% e  skocezëve votuan për qëndrimin në BE, edhe pse në fund iu desh të respektonin triumfin e fushatës për largim nga blloku europian. Johnson tha për Daily Telegraph se do të ishte papërgjegjshmëri të mbahej një referendum tani , kur duhet të shërojmë ekonominë tonë, siç u shpreh ai, e të bashkohemi me njëri-tjetrin./TopChannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion