Skandali Epstein/ Kryeministri britanik thotë se Princi Andrew duhet të dëshmojë në SHBA

Bota

Skandali Epstein/ Kryeministri britanik thotë se Princi Andrew duhet

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan në lidhje me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein.

Kjo deklaratë e tij, vjen pas një seri dokumentesh të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Duke folur me gazetarët gjatë kthimit nga Japonia, kryeministri britanik tha: “Sa i përket dëshmisë, gjithmonë kam thënë se kushdo që ka informacion duhet të jetë i përgatitur ta ndajë atë informacion në çfarëdo forme që i kërkohet.

Nuk mund të jesh i përqendruar te viktima nëse nuk je i përgatitur ta bësh këtë. Viktimat e Epstein duhet të jenë përparësia e parë. Sa i përket nëse duhet të ketë një kërkim falje, kjo është një çështje që i takon Andreë-t”, tha ai.

Kur u pyet në lidhje me zbulimet rreth bashkëshortit të ish-ambasadorit amerikan Peter Mandelson, Starmer tha se Mandelson u shkarkua nga detyra e ambasadorit në lidhje me informacionet e mëtejshme që dolën në dritë në shtator të vitit të kaluar.

Nuk kam asgjë më shumë për të thënë në lidhje me Peter Mandelsonin”, shton ai/OraNews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion