Skandal! Policia zhvesh dhe dhunon gruan gjatë protestës (FOTO)

Bota

Skandal! Policia zhvesh dhe dhunon gruan gjatë protestës (FOTO)

Oficerët e policisë në Manchester, trajtuan pa dinjitet një grua, dhe policia britanike tha sot se ka nisur hetimet urgjente, pasi gjatë arrestimit ata thuajse e kishin ekspozuar në të brendshme gjatë një proteste kundër masave qeveritare të COVID-19.

Në pamjet e publikuara nga mediat, shiheshin oficerët që e ngrinin gruan peshë nga toka, ndërsa pantallonat i ranë dhe ajo mbeti vetëm me të brendshme.Policia e Manchester, pranoi se pamjet e veprimeve të tyre ishin “të sikletshme për publikun”, ndërsa kryebashkiaku Andy Burnham, kishte kërkuar shpjegim të plotë nga autoritetet e rendit.

Skandal! Policia zhvesh dhe dhunon gruan gjatë protestës (FOTO)

ruaja ishte mes 18 njerëzve të arrestuar pasi aktivistët u grumbulluan ne shesh, në protestën kundër policisë e quajtur ndryshe “Kill the Bill” (‘The Bill’ në anglisht quhet ‘Policia’).
Imazhet shkaktuan zemërim të gjerë në rrjetet sociale, pasi në disa pamje dukej sikur oficerët po i ulnin asaj xhinset. Më pas u tentua që t’i ngriheshin veshjet e poshtme, por skenat ishin kapur nga fotografët.

Skandal! Policia zhvesh dhe dhunon gruan gjatë protestës (FOTO)

Policia tha në një deklaratë: “Jemi në dijeni të videove dhe imazheve të një gruaje që duket pjesërisht e zhveshur teksa po arrestohej gjatë protestave të së dielës në qendrën e qytetit. Një hetim është duke u zhvilluar dhe një njoftim do të jepet në kohën e duhur.”

ME TE LEXUARAT