Skandal Mbretëror në Norvegji — Djali i Princeshës dënohet 4 vjet burg për përdhunim

Marius Borg Hoiby, djali i Princeshës së Kurorës norvegjeze Mette-Marit, u dënua të hënën me katër vjet burgim pasi Gjykata e Rrethit të Osloit e shpalli fajtor për dy raste përdhunimi, dhunë në marrëdhënie intime dhe sulm të rëndë trupor, njoftoi transmetuesi publik norvegjez NRK.
Gjykata urdhëroi gjithashtu që Hoiby t'u paguajë dëmshpërblim katër grave, me një shumë totale prej 580,000 kronash norvegjeze, rreth 60,848 dollarë amerikanë. Ndërkaq, ai u shfajësua nga dy prej katër akuzave për përdhunim.
Midis akuzave të provuara gjyqësisht figuron edhe një vepër penale lidhur me drogën. Prokurori shtetëror Sturla Henriksbo kishte kërkuar gjatë procesit gjyqësor një dënim prej shtatë vjetësh e shtatë muajsh.
Avokati mbrojtës i të dënuarit njoftoi se do të kërkojë lirimin e tij nga paraburgimi, ndërkohë që si mbrojtja ashtu edhe prokuroria ruajnë të drejtën e ankimit, pasi vendimi nuk është ende i formës së prerë.