Situatë e tensionuar gjatë kamerës së fshehtë, Zebërvoki reagon ashpër ndaj aktorëve, nxjerr armën

Bota

Situatë e tensionuar gjatë kamerës së fshehtë,

Një kamerë e fshehtë e bërë nga disa aktorë të një formati televiziv ndaj ish-banorit të ‘Big Brother VIP Albania 4’, Zebërvokit, ka shkuar keq.

Në videon e postuar nga formati ‘Andale’, tre aktorët të maskuar si fansa të reperit Gjesti (edhe ky banor i BBVIP), i kane shkuar Zebërvokit në ambientin që ai po konsumonte kafen, dhe gjithçka ka përfunduar në përleshje.

Gjatë përplasjes, ish-banorit të ‘Big Brother VIP’ iu ka drejtuar armën aktorëve, të cilët i kanë thënë se është e gjitha një kamerë e fshehtë. Ndërsa përplasjet fizike me shtyrje të Zebërvokit ndaj aktorëve të Andales nuk u ndalën.

Kujtojmë që Zebërvoki, i cili emrin e vërtetë e ka Marius Dervishi, është punonjës i Policisë së Shtetit. Ai gjithashtu është aktor dhe autor i disa filmave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion