Situatë dramatike nga moti në Greqi, përmbytje dhe dëme të mëdha si në Spanjë

Bota

Situatë dramatike nga moti në Greqi, përmbytje dhe dëme

Rodosi është goditur nga moti i keq gjatë ditës së djeshme ku skenat jane te ngjashme me ato te disa qyteteve ne Spanje pak jave me pare.

Reshjet e shiut kanë vazhduar edhe përgjatë ditës së sotme duke bërë që autoritetet të këshillojnë banorët që të mos dalin nga shtëpitë e tyre.

Kryetari i bashkisë së Rodosit, Alexandros Koliadis dhe guvernatori rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos, u bënë thirrje banorëve të ishullit që të qëndrojnë në shtëpi për arsye sigurie.

Menjëherë pas mbledhjes së trupit koordinues të mbrojtjes civile, kryetari i bashkisë dhe guvernatori i rajonit thanë se reshjet e shiut vazhduan për më shumë se 16 orë. Në 16 orë u regjistruan më shumë se 300 mm shi.

Guvernatori Hatzimarkos tha se dëmet janë të mëdha, shembja e urës, rrëshqitja e rrugës, rrëshqitja e dherave dhe dëmtime masive në pronat private.

Në të paktën gjashtë raste ishte e nevojshme ndërhyrja e ekipeve për të shpëtuar qytetarët. Shpëtimi u krye në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme.

Ndërkohë mesditën e sotme, në Pieri, Larisa dhe Magnezi është dërguar përmes 112 një mesazh  i cili paralajmëron qytetarët për kushtet e rënda të motit, të cilat do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të së hënës.

“Moti i ashpër i ndodhur në zonën tuaj (stuhi të forta, erëra të forta) do të vazhdojë me ndërprerje deri në orët e mëngjesit të datës 12.02.2024. Kufizoni lëvizjet tuaja dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve”, thekson Mbrojtja Civile.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar përditësoi të dielën buletinin e emergjencës për dukuritë e rrezikshme të motit.

Resjet e shiut dhe stuhitë do të vijojnë në shumë zona të vendit, të cilat vende-vende do të jenë të forta, ndërsa do të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të së martës, 3 dhjetor./vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion