Situatë alarmante në Korenë e Veriut, vendi po përballet me 860 mijë ton mungesë ushqimi

Bota

Situatë alarmante në Korenë e Veriut, vendi po përballet me

Një lajm alarmues vjen nga Korea e Veriut. Ka qenë Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara që ka bërë me dije se vendi po përballet me një mungesë ushqimi prej rreth 860 mijë ton këtë vit.

Kujtojmë se Koreja e Veriut po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve dhe situatës së pandemisë dhe ky lajm është bërë me dije muaj më parë, por duket se situata është përkeqësuar..

 Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19, dhe për pasojë, si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë ndjeshëm. Vendi komunist gjithashtu po lufton nën sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

ME TE LEXUARAT