Luftëtarët e Sirisë "gradohen" ushtarakë të lartë, mes tyre edhe shqiptari nga Maqedonia e Veriut

Bota

Luftëtarët e Sirisë "gradohen" ushtarakë të

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është në mesin e luftëtarëve të huaj, të cilat drejtuesit e rinj të Sirisë i kanë dhënë poste të larta ushtarake.

Përveç shqiptarit, siç pohon Reuters dhe AFP edhe një shtetas i Taxhikistanit dhe tre ujgurë kinezë janë në mesin e të huajve që janë promovuar me detyra zyrtare. Atyre u është dhënë grada e gjeneral-brigadier dhe të paktën një prej tyre ka marrë postin e kolonelit sipas raportimeve të cilat REL thotë se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur. Abdul Samrez Jashari, i lindur në Maqedoninë e Veriut – i njohur edhe si Abu Qatada al-Albani – në një profil në Facebook, që besohet se ai qëndron pas tij, ka shkruar se ka marrë gradën e kolonelit.

48 vjeçari është udhëheqës i “Xhemati Albani”, një grup militant i përbërë kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe që është në aleancë Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – oragnizata islamike e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e cila rrëzoi nga pushteti presidentin sirian, Bashar al-Assad në muajin dhjetor.

Abdul Jashari që nga viti 2016 është i sanksionuar nga SHBA-ja. Sipas vendimit të Thesarit, ky këshilltar ushtarak është sanksionuar si njëri nga liderët e Al-Nusrës, degë e Al-Kaedës në Siri, dhe ka ndihmuar në mbledhjen e fondeve për familjet e luftëtarëve të Nusrës. Mësohet se  Xhemati Alban ka qenë aktiv në Siri që prej vitit 2012, ndonëse jo zyrtarisht me këtë emër. Ekspertët thonë se grupi xhihadist është i përbërë prej dhjetëra personave, ka strukturë komanduese etnike shqiptare dhe është i mirëstrukturuar.

Personat që janë anëtarë të këtij grupi, vijnë kryesisht nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga trevat e tjera shqiptare në Ballkan, dhe nga diaspora./TopChannel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion