Si në filma, grabitësit e bankës lidhin pengjet në makinë, policia heq dorë nga ndjekja

Bota

Si në filma, grabitësit e bankës lidhin pengjet në

Një grabitje e pazakontë ka ndodhur në Brazil, ku grabitësit e disa bankave lidhën nëpër makina pengjet, duke i përdorur si mburoja për arratinë e tyre.

Sipas policisë, janë rreth 50 persona të përfshirë në grabitjet e ndodhura në qytetin Araçatuba. Përveç mburojave njerëzore, ata bllokuan rrugët me makina të djegura dhe vendosën eksplozivë nëpër qytet.

Kryebashkiaku i Araçatubës, Dilador Borges, tha se policia e pati jashtëzakonisht të vështirë të bënte diçka.

“Policia nuk mund të hidhej në sulm, nuk mund t’u dilte përballë, pasi rrezikoheshin shumë jetë. Forcat e sigurisë kanë rimarrë në kontroll qytetin, por nuk dihet nëse i kanë liruar pengjet apo jo”, tha Borges.

Ndërkohë, shkollat nuk u hapën ditën e hënë, me autoritetet që i kanë kërkuar njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë për shkak të eksplozivëve të vendosur në çdo cep të qytetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion