Si kurrë më parë! Momenti kur tërmeti “shkund” Statujen e Lirisë në New Jork

Bota

Si kurrë më parë! Momenti kur tërmeti “shkund”

New Yorku përjetoi njërin prej tërmeteve më të fuqishme në 40 vjetët e fundit.

Qytetarët e tij janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo me lëkundjet e tokës, edhe pse kjo e fundit nuk kishte magnitudë më të madhe se 4.8.

Ishin mjaftueshëm sa për të luhatur fort edhe simbolin ikonik të qytetit, Statujën e Lirisë, dridhjet e të cilës u regjistrua në kamera.

Eepiqendra e tërmetit ishte në shtetin e New Xhersit, rreth 72 kilometra nga qyteti i Nju Jorkut dhe 80 kilometra nga qyteti i Filadefias në veri. Lëkundjet u ndjenë deri në Baltimorë dhe në Boston.

Ngjarja pasoi me raportime edhe për lëkundje pasuese që u përjetuan nga banorët si të forta. U njoftuan mbi dymbëdhjetë lëkundje pasuese gjatë orëve në vazhdim, madje sipas USGS-së, më i forti gjatë mbrëmjes së të premtes ishte i magnitudës 4.

Tërmetet janë më pak të zakonshme në bregun lindor të Amerikës, pasi kjo zonë nuk është në kufijtë e pllakave tektonike.

Lëkundjet kujtojnë tërmetin e 23 gushtit të vitit 2011 që tronditi dhjetëra miliona njerëz nga Xhorxhia në Kanada.

Tërmeti i vitit 2011 me magnitudë 5.8 dhe epiqendër në Virxhinia është më i forti që ka goditur Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara që nga Lufta e Dytë Botërore.

ME TE LEXUARAT