Shtëpia tre katëshe merr flakë, pas disa orësh shembet. Humbin jetën pesë persona

Bota

Shtëpia tre katëshe merr flakë, pas disa orësh shembet.

Një shtëpi tre katëshe, që më parë ishte përfshirë nga flakët në periferi të Bangkok, Tajlandë, u shemb, duke i marrë jetën edhe pesë personave.

Zjarri filloi mëngjesin e ditës së sotme dhe u shua rreth një orë më vonë, ndërsa shkaqet e saj mbeten të paqarta.

Një zjarrfikës, i cili kishte ngjitur shkallët, në murin e jashtëm, për të parë dëmin nga afër, shpëtoi në minutën e fundit.

“Dëgjova një tingull sikur diçka po prishej dhe e gjithë ndërtesa u shemb në sekonda”, tha një zjarrfikës tjetër i cili regjistroi skenën dhe postoi imazhet në faqen e tij në Facebook. “Shpëtuesit u urdhëruan të largoheshin nga ndërtesa sepse skeleti i tij dukej i dobët”, shtoi ai.

Të paktën pesë njerëz u vranë, duke përfshirë një banor i shtëpisë dhe katër punëtorë shpëtimi. Kërkimi për të mbijetuarit në rrënojat u ndërpre kur ra nata.

ME TE LEXUARAT