Shqiptari kërcënoi me thikë italianin: Do më japësh 500 euro ose të thera

Bota

Shqiptari kërcënoi me thikë italianin: Do më japësh 500

Një shqiptar është prangosur në Varese, së bashku me një tjetër të ri nga Tunizia pasi akuzohen për zhvatje. Viktima, një italian i së njëjtës moshë me atë të shqiptarit, ishte kontaktuar në disa raste nga ky i fundit në celular, ku edhe i kërkonte para ndryshe do ta vriste.

Preteksti për këtë kërkesë ishte fundi i marrëdhënies së shqiptarit me një vajzë, e cila atëherë ishte e lidhur me viktimën e kërcënimeve. Kërkesat në internet u bënë më reale pasi disa ditë më parë, viktima e kërcënimeve, shqiptari dhe bashkëpunëtori i tij ishin takuar aksidentalisht në një klub në Busto Arsizio.

Shqiptari dhe shoku i tij kishin mënjanuar në një cep italianin dhe i kërkonin 500 euro, ndryshe do ta thernin me thikë. Por fatmirësisht ngjarja u pikas nga një patrullë policie, e cila ndërhyri dhe prangosi dy të rinjtë, të dy me precedentë të mëparshëm. Nga kontrolli i shqiptarit rezuloi se ai në të vërtetë kishte një thikë kuzhine me vete.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion