Shqiptari arrestohet bashkë me gruan në Gjermani, ja çfarë gjeti policia në banesën e çiftit
Lajmifundit
/
12 Korrik 2023, 10:59
Bota

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, bashkë me bashkëshorten e tij shtetase gjermane, pasi akuzohen për trafikimin të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.
Mediet gjermane raportojnë se policia bastisi në një operacion special apartamentin në Broßhauser Straße në Ohligs.
Në apartamentin e çiftit u gjetën dhe u sekuestruan tre armë zjarri dhe sasi të lëndëve narkotike.
Gjithashtu mësohet se policia gjeti në banesën e çiftit një kasafortë me mijëra euro.


