Shqipëria vaksinon të moshuarit, por Kina tani nisi aplikimin e Sinovac për personat mbi 60 vjeç

Bota

Shqipëria vaksinon të moshuarit, por Kina tani nisi aplikimin e

Ndryshe nga vendet e tjera, programi i vaksinimit anti-Covid në Kinë së pari ka pasur në fokus njerëzit që kanë qenë në punë dhe me rrezik të lartë infektimi, por tani vëmendja po kalon tek qytetarët mbi 60-vjeç.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se po vazhdojnë me kujdes vaksinimin para se të fillojnë një shpërndarje në shkallë të gjerë për të moshuarit.

Këtë muaj, disa qytete, duke përfshirë Pekinin dhe Shangain, zyrtarisht hapën procesin e regjistrimit për qytetarët mbi 60 vjeç dhe me shëndet të mirë fizik, teksa Kina po përparon me shpejtësi në programin e vaksinimit të popullsisë.

Kina synon të ketë 40 për qind të popullsisë së saj të vaksinuar deri në Qershor dhe po zgjeron fashën e grupeve që do të vaksinohen dhe me përparësi ka qytetarët që punojnë në të ashtuquajturat punë me rrezik të lartë.

Sipas mediave të huaja, zyrtarët shëndetësorë kinezë po vazhdojnë me kujdes vaksinimin, duke përmendur një mungesë në të dhëna, pasi disa nga prodhuesit e vaksinave në Kinë kanë përfshirë më pak njerëz të moshuar në provat e fazës finale të vaksinës në shkallë të gjerë krahasuar me kompanitë homologe në Perëndim.

“Njësitë e hulumtimit dhe zhvillimit po përshpejtojnë punën e tyre, pasi të ketë të dhëna të mjaftueshme të provës klinike të sigurisë dhe efikasitetit, ne do të kryejmë vaksinime në shkallë të gjerë të njerëzve mbi 60 vjeç”, tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit (NHC) Mi Feng më 21 Mars.

Vonesa e Kinës në vaksinimin e të moshuarve e veçon atë nga pjesa tjetër e botës, ku përfshihen vende si Brazili, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat po përdorin vaksina nga prodhuesit kinezë të Sinopharm ose Sinovac BioTech.

Në këto vende, agjencitë rregullatore kanë pasur akses tek të njëjtat të dhëna si Kina, duke përfshirë studime të fazës së hershme dhe i peshuan ato nëse kanë rreziqe të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse tek të moshuarit, e në fund vendosën të vazhdojnë përpara me vaksinimin.

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë shenjë deri më tani se cilado prej këtyre zgjedhjeve është e gabuar.

Kujtojmë që në Shqipëri gjatë muajit mars nisi vaksinimi masiv i të moshuarve me vaksinën kineze Sinovac.

ME TE LEXUARAT