Shpërthim në zonën stërvitore në Çeki, disa të plagosur

Bota

Shpërthim në zonën stërvitore në Çeki, disa

Një shpërthim i madh u raportua në një zonë stërvitore ushtarake në Libava, në lindje të Republikës Çeke.

“Kemi të bëjmë me një aksident të rëndë në zonën e stërvitjes ushtarake të Libavës, ku kanë shpërthyer municione të paspecifikuara. Fatkeqësisht, në vendngjarje ka të lënduar”, thanë Forcat e Armatosura Çeke.


Megjithatë, ushtria çeke nuk dha informacione të mëtejshme për numrin e të plagosurve.

Ndërsa zëdhënësja e shërbimit të shpëtimit Lucie Mikiskova tha për Agjencinë Çeke të Lajmeve (CTK) se shërbimi i shpëtimit në Olomouc po ndërhyn në këtë incident.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion