Shpërthen në flakë anija e Koresë së Jugut brenda Ngushticës së Hormuzit, dyshohet të jetë sulmuar

Bota

Shpërthen në flakë anija e Koresë së Jugut brenda

Një anije e Koresë së Jugut ka shpërthyer në flakë në Ngushticën e Hormuzit, një nga pikat më të ndjeshme detare në botë për transportin e naftës dhe tregtinë ndërkombëtare.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 sipas kohës së Seulit, ndërsa anija ndodhej pranë ujërave të Emirateve të Bashkuara Arabe.

"Një shpërthim dhe zjarr ndodhi në bordin e një anijeje të operuar nga një kompani anijesh koreano-jugore që ishte në ndaluar pranë Emirateve të Bashkuara Arabe, brenda Ngushticës së Hormuzit. Aktualisht nuk ka viktima të raportuara", njoftoi Ministria.

Autoritetet koreano-jugore bëjnë me dije se dyshimet e para flasin për një sulm të mundshëm, megjithëse shkaku i saktë i shpërthimit ende nuk është konfirmuar.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen viktima nga incidenti, ndërsa ekipet përkatëse po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ministria e Jashtme në Seul ka deklaruar se po ndjek nga afër situatën në bashkëpunim me autoritetet lokale në rajon.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion