Shpenzoi 15 mijë dollarë për pushime, nis hetimi për kryeministrin britanik

Komisioneri Parlamentar për Standardet ka nisur hetimin për kryeministrin britanik, Boris Johnson, pas udhëtimit të tij në Mustique, që kushtoi 15 mijë paund. Ky udhëtim është bërë në fund të vitit 2019 në prag të fitores së tij të përgjithshme në zgjedhje.
Doëning Street më parë ka thënë se “të gjitha kërkesat përkatëse të transparencës” janë përmbushur rreth udhëtimit në Mustique, një ishull privat në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Grenadines.
Por pati një konfuzion kur kryeministri Johnson deklaroi pushimet e tij në regjistrin e interesave të deputetëve. Fillimisht, Johnson tha se ai kishte pranuar akomodimin për një pushim privat me partneren e tij me vlerë 15 000 paund, duke përmendur donatorin konservator David Ross si sigurues.
Nga ana tjetër, një zëdhënës i Ross, bashkëthemelues i Carphone Ëarehouse, mohoi se ai kishte paguar për të. Ross që atëherë ka kërkuar të sqarojë më tej çështjet, duke rënë dakord se ishte një “përfitim në natyrë” për Johnson dhe Symonds gjatë pushimit të tyre privat.


