Tërmeti i fortë 5.2 ballë "shkund" Greqinë

Bota

Tërmeti i fortë 5.2 ballë "shkund" Greqinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkall Rihter është regjistruar pasditen e së mërkurës rreth orës 19:29 në jug të Kretës, pranë Gavdos.

Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik lëkundjet u regjistruan  në një thellësi fokale të vlerësuar në 11.6 km, me epiqendër 15 km. në lindje-verilindje të ishullit Gavdos.

Tërmeti ndodhi 71 kilometra në jug të Rethymnos duke krijuar shqetësim tek banorët.

Intensiteti i tërmetit ka qenë i fortë, dhe sipas informacioneve nga ishulli I Kretës është ndjerë shumë edhe në qytetin e Iraklios.

Deri tani nuk ka informacione për dëme në njerëz apo në materiale. Specialistët po ndjekin me vëmendje fenomenin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion