Shkroi me bojë fraza raciste mbi statujën e Churchillit jashtë parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, arrestohet 38-vjeçari

Bota

Shkroi me bojë fraza raciste mbi statujën e Churchillit jashtë

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi statuja e Ëinston Churchill jashtë Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar pasi shkroi me spraj mbi të.

Në këto mesazhe ai e quante ish-kryeministrin një “kriminel lufte sionist”. Policia Metropolitane tha se 38-vjeçari u arrestua nën dyshimin për mesazhe raciste.

Po ashtu ai shkroi dhe fraza si “ndaloni gjenocidin” dhe “lironi Palestinën”.

Dhjetorin e kaluar, policia e Metropolit dhe ajo e Mançesterit të Madh njoftuan se kushdo që brohoriste sloganin “globalizoni intifadën” do të përballej me arrestim.

Statuja e ish-kryeministrit është vandalizuar disa herë në të kaluarën, përfshirë gjatë protestave. Monumenti 3.6 metra i lartë, i krijuar nga Ivor Roberts-Jones, u përurua në vitin 1973 nga gruaja e ish-kryeministrit, Clementine Churchill.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion