Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në Gjirokastër, stakohet energjia në gjithë qytetin

Bota

Shkëndija elektrike shkakton zjarr pranë Postës në

Një shkëndijë elektrike e shoqëruar me flakë është regjistruar këtë të martë pranë godinës së Postës, në zonën e Qafës së Pazarit në Gjirokastër.

Sipas informacioneve paraprake, shkëndija ka rënë në një tabelë reklamuese, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës për të vënë situatën nën kontroll.

Për arsye sigurie, është stakuar energjia elektrike në të gjithë qytetin deri në stabilizimin e situatës dhe eliminimin e rrezikut.

Aktualisht po punohet për shuarjen e plotë të flakëve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Në njoftim thuhet “Në orën 09:45, nga Salla Operative e Policisë së Shtetit se në Pazarin e Gjirokastrës, pranë Postës Shqiptare, te tabelat e reklamave, kishte rënë zjarr në fasadën e godinës së postës. Si pasojë e zjarrit, rrezikoheshin godina e Postës Shqiptare dhe banesat që ndodhen në të njëjtin objekt.

Menjëherë u nis grupi i shërbimit drejt vendngjarjes, ku ndërhyri në kohë, duke izoluar dhe shuar plotësisht flakët.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, zjarri u vu nën kontroll dhe u eliminua pa shkaktuar dëme të tjera materiale apo pasoja“.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion