Shkelet armëpushimi në Liban, palët vijojnë luftimet dhe akuzojnë njëra-tjetrën

Tensionet në kufirin mes Izraelit dhe Libanit janë rritur përsëri, duke vënë në rrezik armëpushimin që hyri në fuqi vetëm 24 orë më parë.
Zjarri i tankeve izraelite goditi gjashtë zona në Libanin jugor të enjten, dhe ushtria izraelite tha se armëpushimi me Hezbollahun ishte shkelur. Sipas ushtrisë izraelite, disa automjete të dyshuara arritën në zonën jugore, duke mos respektuar marrëveshjen.
Nga ana tjetër, një ligjvënës i Hezbollahut akuzoi Izraelin për sulme ndaj civileve që ktheheshin në fshatrat e tyre në zonën pranë kufirit. Ushtria izraelite u ka kërkuar banorëve të qyteteve përgjatë brezit kufitar që të mos kthehen ende për sigurinë e tyre.
Armëpushimi mes Izraelit dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i propozuar nga SHBA, hyri në fuqi të mërkurën në mëngjes pas një serie përpjekjesh të ndërkombëtarëve.
Sipas kësaj marrëveshjeje, forcat ushtarake të Izraelit dhe Hezbollahut do të tërhiqeshin nga zona pranë kufirit dhe kontrollin do ta merrte ushtria e rregullt e Libanit.
Nuk ka ende asnjë reagim ndërkombëtar lidhur me sulmet e të dyja palëve të enjten.