Shuhet familja e gazetarit të BBC, ish ushtaraku përdhunoi ish-të dashurën para se ta qëllonte me hark

Një ish-ushtarak i cili vrau gruan dhe vajzat e gazetarit të BBC 5 Live, John Hunt, abuzoi seksualisht me njërën prej vajzave para se ta ekzekutonte me hark në 9 korrik të vitit të kaluar.
Kyle Clifford, 26 vjeç, qëlloi për vdekje ish-partneren e tij Louise, 25 vjeç, dhe motrën e saj Hannah, 28 vjeç, me një hark,
Kurse për vrasjen e gruas Carol, 61 vjeç, ai përdori një thikë, ndërsa ndodheshin në shtëpinë e tyre në Bushey, Hertfordshire, sipas The Times.Fillimisht ai gjeti në banesë gruan dhe ish partneren. Në momentin që motra tjetër hyri në banesë dhe pa ato të shtrira i dërgoi mesazh partnerit të saj, Alex Klein, duke i thënë atij që të “thërriste policinë … menjëherë. tek e imja. Tani. Kyle këtu. Policia tani. Ai po na lidh.”
Alison Morgan KC tha se Clifford, vëllai i të cilit është në burg, ishte zemëruar me familjen pasi Louise u nda me të dhe se familjarët e kishin këshilluar që ta linte.
Louise
Ajo tha se pas ndarjes më 26 qershor, Clifford kishte blerë “armë dhe pajisje për një sulm që ai synonte të përfshinte vrasjen e më shumë se një personi dhe do të përfshinte dhe përdhunimin e Louise Hunt”.
Morgan tha: “Planifikimi i të pandehurit filloi menjëherë pasi Louise Hunt dërgoi mesazhe duke i dhënë fund marrëdhënies së tyre.
“Sulmi ishte planifikuar dhe ekzekutuar me kujdes, duke përfshirë mashtrimin e nënës së Louise, Carol Hunt, me qëllim që të kishte akses në shtëpinë e familjes, e ndjekur nga një sulm brutal me thikë ndaj Carol Hunt.
“I pandehuri më pas priti që Louise Hunt të hynte në pronë, përpara se ta përdhunonte dhe në fund ta vriste me një hark.
“Ai më pas vrau motrën e Louise Hannah Hunt me të njëjtin hark, kur ajo u kthye në banesë pas punës.”
Clifford u gjet me lëndime të nesërmen, pas një kërkimi për 22 orë, në varrezat e zonës.
Ai u dërgua në spital dhe arriti t’i mbijetonte plagëve.
Jurisë iu tha se dyshja ishin takuar me njëri-tjetrin për 18 muaj pas komunikimit në internet.


