Shirat nxorrën në breg të lumit qindra trupa, qeveria mohon akuzat se janë viktimë e Covid-19

Bota

Shirat nxorrën në breg të lumit qindra trupa, qeveria mohon

Një skandal ka plasur në Indi, lidhur me mijëra trupa që sipas mediave vendase, janë varrosur në brigjet e lumit Ganges. Mediat shkruajnë se skandali ka ndodhur në pjesën veriore të Indisë dhe sipas mediave lokale, viktima të Covid-19 janë varrosur në lum.

Këto akuza, qeveria nuk i ka pranuar. Zëdhënës i qeverisë së shtetit, Navneet Sehgal, mohoi të dielën njoftimet e medias lokale. “Vë bast që këto trupa nuk kanë asnjë lidhje me COVID-19“, tha ai. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se trupat u ekspozuan për shkak të shirave që përfshinë zonën. Ata ishin të mbuluar me pëlhurë e groposur në brigjet e lumit që ndodhet në Prayagraj, një qytet në shtetin Uttar Pradesh.

K.P. Singh, një oficer i lartë policie, tha se autoritetet kishin caktuar një hapësirë për djegien e trupave të atyre që kanë vdekur nga COVID-19 dhe se policia nuk po lejonte më asnjë varrim në bregun e lumit. Ai shtoi se autoritetet shtetërore Sehgal kanë gjetur “një numër të vogël” trupash në brigjet e lumit, por pa dhënë asnjë shifër.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion