Shërbimi Sekret reagon pas incidentit në eventin e Trump: Një frikacak tentoi të krijojë një tragjedi kombëtare!

Bota

Shërbimi Sekret reagon pas incidentit në eventin e Trump: Një

Shërbimi Sekret i SHBA ka reaguar pas incidentit me armë gjatë një eventi ku ishte i pranishëm presidenti amerikan Donald Trump, duke theksuar se ndërhyrja e shpejtë e forcave të sigurisë parandaloi një situatë shumë më të rëndë.

Në një deklaratë, zëvendësdrejtori Matthew Quinn bëri të ditur se i dyshuari u neutralizua menjëherë sapo hyri në kontakt me agjentët.

Shërbimi Sekret reagon pas incidentit në eventin e Trump: Një

“Sonte, një frikacak tentoi të krijojë një tragjedi kombëtare. Ai nënvlerësoi kapacitetet mbrojtëse të Shërbimit Sekret dhe u ndalua në kontaktin e parë”, thuhet në deklaratë.

Sipas Quinn, sistemi i sigurisë funksionoi sipas parashikimeve, duke parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërsa ishin në fuqi edhe masa të tjera shtesë kontrolli.

Ai theksoi se ndërhyrja ishte rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes agjentëve të Shërbimit Sekret dhe strukturave të tjera të rendit, duke vlerësuar profesionalizmin e treguar gjatë menaxhimit të incidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion