Shembet çatia e një klubi nate në Santo Domingo, 12 të vdekur dhe 46 të plagosur

Një ngjarje e rëndë me disa viktima është regjistruar në orët e para të mëngjesin të së martës në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo. Raportohet se çatia e një klubi nate u shemb, duke vrarë dhe plagosur disa njerëz.
Sipas njoftimeve fillestare nga ekipet e shpëtimit janë të paktën 12 të vdekur, ndërsa 46 të plagosur. Pamjet të cilat janë publikuar gjatë një koncerti tregojnë njerëz duke kërcyer dhe kënduar ndërsa tavani shembet papritur në sfond.
Më pas çatia bie sipër njerëzve duke i bllokuar nën rrënoja. Siç shihet në videot e mëposhte shumë persona ishin duke tentuar të dalin nga mbetjet e mbetura nga klubi ndërsa janë të plagosur.
Momento exacto cuando se cae el techo de la Discoteca JET SET en la República Dominicana.
— VALPARAISO 01 (@eduardcruz2000) April 8, 2025
Mientra estaba cantando Rubi Perez. Increíble pic.twitter.com/kCN7SccXDW


