Shef orën gjatë ceremonisë mortore të ushtarëve amerikanë, veteranët e luftës “kryqëzojnë” Biden (Video)

Bota

Shef orën gjatë ceremonisë mortore të ushtarëve

Nuk mbarojnë kritikat kundër presidentit amerikan, Joe Biden. Së fundmi, në ceremoninë mortore të 13 ushtarëve amerikanë që u vranë në Afganistan, ai është filmuar duke parë orën. Ky gjest, edhe pse nuk është e konfirmuar se vërtetë po shikonte orën, apo një lëvizje e dorës, ka sjellë zemërimin e veteranëve dhe komentatorëve konservatorë.

Shumë prej komenteve shprehen se Biden nuk tregoi respect për heronjtë amerikanë. Ka qenë fillimisht veterani i Luftës së Gjirit Samuel Williams, i cili shkruan: “Duket sikur ai po përpiqej të tregonte pak respekt për këta heronj amerikanë,”

Larry Hannah, një tjetër veteran i Forcave të Armatosura të SHBA shkruan: “Biden, ndërsa arkivolet kaluan para tij, shikoi orën. A kishte ai diçka më të rëndësishme për të bërë?” J.

Ndërkohë që guvernatori i Arkansas kujtoi se kur ishte president, George Ë. Bush shikoi orën e tij gjatë një debati, një gjest që u perceptua si mosrespektues. “Por kjo është tronditëse dhe do të mbahet mend”, tha ai.

Biden u kritikua dhe ofendua edhe nga nëna e një nga ushtarëve që humbën jetën në Afganistan. Ajo e cilësoi si të paaftë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion