SHBA, studentja lind në tualetin e konviktit dhe e hedh foshnjën në kosh

Bota


SHBA, studentja lind në tualetin e konviktit dhe e hedh foshnjën
Osmani takohet me ambasadorin e SHBA, flasin edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt KiE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Universitetin e Tampas ku një studente 19-vjeçe lindi foshnjen e saj në tualetet e konviktit dhe më pas e braktisi duke e lën në koshat e mbeturinave.

Gjithashtu autoritetet kanë identifikuar 19-vjeçaren. Më pas e reja ka thënë se nuk e dinte se ishte shtatzënë dhe se pasi e kishte lindur fëmijën, kishte kuptuar se nuk kishte puls. Ndërkohë 19-vjeçarja deklaroi se foshnja në sekondat e parë të lindjes ka qarë, por më pas, pasi e ka mbështetur në gjoks, ka pushuar.


Po ashtu ajo tha se e ka larë dhe e ka mbledhur me një peshqir, duke e lënë në tokë, ndërsa ka fjetur për rreth një orë. Por e reja tha se pasi është zgjuar vajza nuk kishte më puls dhe më pas ajo e ka hedhur në kosh. Megjithatë Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkakun e vdekjes së foshnjes dhe fazën e saj zhvillimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion