SHBA, ariu sulmon dhe vret një çikliste

Bota

Autoritetet amerikane janë në kërkim të një ariu të murrmë që vrau një grua në Montana, pasi e tërhoqi zvarrë nga çadra e saj në mes të natës.

Leah Lokan, një infermiere 65-vjeçare nga Kalifornia, kishte ndalur për të kaluar natën në qytetin Ovando gjatë një udhëtimi me biçikletë.

Gjatë sulmit të martën, bashkëudhëtarët e saj përdorën një lloj spraji për ta detyruar kafshën të dilte nga vendi i tyre i kampingut.

Autoritetet po krehin zonën dhe thonë se kanë në plan ta vrasin ariun nëse e gjejnë atë.
Një shërbim i shpëtimit ajror privat, “Two Bear Air Rescue”, po përdor teknologjinë infra të kuqe për të gjetur kafshën.

Mediat vendase raportojnë se janë vendosur dhe kurthe në zonën pranë një ferme ku ariu vrau dhe hëngri disa pula të njëjtën natë.

Hetuesit besojnë se kafsha peshon afërsisht 181 kg. ADN-ja e saj është marrë dhe do të krahasohet me atë të çdo ariu që autoritetet kapin.

Sipas autoriteteve ariu së pari iu afrua kampit rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe pas iku.

Lokan dhe dy shoqëruesit e saj, të cilët po qëndronin në një tendë tjetër, pasi panë ariun hoqën ushqimin nga çadrat e tyre dhe i siguruan ato para se të shkonin përsëri për të fjetur.
Por ariu u kthye pak më vonë, duke kryer sulmin fatal.

Ovando, një komunitet me më pak se 100 njerëz, ndodhet në buzë të Parkut Kombëtar Glacier – një hapësirë ​​pyjore që shtrihet në kufirin mes SHBA-ve dhe Kanadasë.

Parku është shtëpia e habitatit më të madh të arinjve brenda SHBA.-së, por sulmet fatale janë të rralla në rajon.
Sipas Shërbimit të Peshkut dhe Kafshëve të Egra, gjatë 20 viteve të fundit ka pasur vetëm dy incidente të tjera,

Arinjtë që sulmojnë njerëzit, nëse sulmi i tyre rezulton nga një takim i papritur, ose nëse po mbronte të vegjlit e saj, nuk vriten.

Por një zëdhënës i autoriteteve tha se ariu i përfshirë në vdekjen e Lokan konsiderohet si një kërcënim për shkak të natyrës së sulmit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion