SHBA, 5 të vdekur në Alabama nga stuhia e tornadove (video)

Bota

SHBA, 5 të vdekur në Alabama nga stuhia e tornadove (video)

Të paktën pesë njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur nga një super-tornado që goditi dje qytezën Calhoun në Alabama. Meteorologët thonë se tornado është pjesë e një “sistemi stuhish që po rrokulliset ngadalë në jugun e SHBA”.

Disa njerëz janë plagosur së bashku dhe shtëpi banimi janë shkatërruar e shembur nga katastrofa. Fotot e videot tregonin dëme të mëdha në disa komunitete teksa shërbimet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e njerëzve të bllokuar në shtëpitë e tyre.

SHBA, 5 të vdekur në Alabama nga stuhia e tornadove (video)
Guvernatori i Alabama, Kay Ivey tha: “Tragjikisht kemi raportime për humbje jete. Ofroj ngushëllimet e mia për familjarët por stuhia nuk ka mbaruar. Duhet të sigurohemi e të qëndrojmë vigjilentë”.

SHBA, 5 të vdekur në Alabama nga stuhia e tornadove (video)

Tre njerëz u vranë në shtëpinë e tyre të drunjtë që u shemb nga stuhia, ndërsa dy të tjerë raportohet se u vranë nga ererat në rulotat e tyre.Në disa video të shpërndara ne rrjet shiheshin shoferë që ndalonin për të parë në distancë tornadon spërdredhës.

Rreth 50 tornado u raportuan javës që shkoi në këtë zonë dhe atë të Mississippi. Rezidentët janë paralajmëruar të qëndrojnë larg autostradave teksa paralajmërimet vijojnë për zonat e Alabama, Mississippi e jugu i Tennessee.

 

ME TE LEXUARAT