Sëmundje misterioze në Indi, 50 persona ndërrojnë jetë, shumica fëmijë

Një situatë e mistershme është raportuar në Indi. BBC shkruan se 50 persona kanë ndërruar jetë nga ethet, shumica prej tyre janë me ethe. Mediat shkruajnë se shqetësimet janë me dhimbje në nyje, dhimbje koke dhe dehidratim.
Shumë prej tyre kanë pasur skuqje në këmbë dhe krah dhe nuk kanë shenja të Covid-19. “Pacientët në spitale, veçanërisht fëmijët, vdesin shumë shpejt,” tha Neta Kulrestha, zyrtare e lartë shëndetësore në rrethin Firozabad. Ajo shtoi se 40 persona, përfshirë 32 fëmijë, kishin vdekur javën e kaluar.
Ethet e dengit që transmetohen nga mushkonjat, është kryesisht një sëmundje tropikale dhe ka qarkulluar në Indi për qindra vjet. Rreth 70% e rasteve raportohen në Azi. “Kombinimi i ndikimit të epidemive Covid-19 dhe etheve të dengit mund të ketë pasoja katastrofike për popullatat në rrezik,” paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetit./abcnews


