Rusia krijon vaksinën e parë në botë për kafshët

Pas njerëzve, është moment që të vaksinohen edhe kafshët, për parandalimin e Covid-19. Mësohet se shteti rus ka bërë të mundur prodhimin e vaksinën e parë në botë kundër COVID-19 për kafshët. Lajmi u bë me dije nga autoritetet zyrtare, sipas të cilëve, Rusia po prodhon tre vaksina të koronavirusit për njerëzit, më e njohura prej të cilëve është Sputnik V.
Moska gjithashtu ka dhënë miratim urgjent për dy vaksina të tjera, EpiVaçorona dhe CoviVac. Vaksina për kafshët, e cila është bërë nga një njësi e Rosselkhoznadzor, u emërua Carnivac-Cov, sipas autoritetit mbikëqyrës.
Për këtë, zëvendës drejtor i autoritetit mbikëqyrës, Konstantin Savenkov tha se provat klinike Carnivac-Cov, të cilat filluan tetorin e kaluar, përfshinin qen, mace, dhelpra dhe kafshë të tjera.
“Rezultatet e provave klinike na lejojnë të konkludojmë se vaksina është e padëmshme për kafshët dhe ka një përgjigje të lartë imune, me antitrupa anti-koronavirus në rritje në 100% të rasteve,” tha Savenkov.
Imuniteti zgjat për gjashtë muaj pas vaksinimit, por prodhuesit e vaksinave vazhdojnë të analizojnë këtë fakt, njoftoi autoriteti mbikëqyrës. Prodhimi masiv i vaksinës mund të fillojë në prill, shtoi Rosselkhoznadzor.


