Rrjetet sociale e bllokuan, Donald Trump i prezanton mbështetësve faqen e tij të re

Bota

Rrjetet sociale e bllokuan, Donald Trump i prezanton mbështetësve

Ish- presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pasi u bllokua nga rrjetet e tij sociale, ka vendosur të jetë pranë mbështetësve të tij në një formë tjetër. Ai ka prezantuar së fundmi  një faqe zyrtare në internet ëëë.45office.com për të qenë në kontakt me mbështetësit e tij.

Mësohet se në faqen kryesore të ëëë.45office.com janë fotografitë e Trump me gruan e tij Melani, në evente të ndryshme gjatë kohës së tij si president. Ëebsite zyrtar gjithashtu lejon  popullin t’i dërgojnë mesazhe ish-presidentit dhe Zonjës së Parë, si dhe rezervimin për  ngjarje apo evente të ndryshme. Nëpërmjet këtij rrjeti social, Trump do të përpiqet të informojë, edukojë dhe frymëzojë Amerikanët nga të gjitha sferat e jetës.

“Përmes kësaj platforme, Presidenti Trump do të mbetet një kampion i palodhur për burrat dhe gratë e zellshme të vendit tonë të madh – dhe  të drejtën e tyre për të jetuar të sigurt, me dinjitet, prosperitet dhe paqe.”

Trump ka një ndikim të rëndësishëm në Partinë Republikane pavarësisht humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2020. Në një intervistë me Fox Neës në fillim të këtij muaji, Jason Miller, një zëdhënës i fushatës së Trump 2020, tha se Trump do të nisë platformën e tij të mediave sociale për 2-3 muaj.

ME TE LEXUARAT