Rritet numri i të infektuarve, Japonia përgatitet për Lojrat Olimpike, mbyll vendin deri në fund të majit

Bota

Rritet numri i të infektuarve, Japonia përgatitet për Lojrat

Në Japoni numri i të infektuarve vijon në rritje duke detyruar qeverinë e vendit që të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të këtij muaji. Sipas mediave vendase, vendi me numrin  më të lartë të të infektuarve është Osaka. Ministri japonez i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura tha situata në këtë qytet është shumë e rrezikshme.

 

 

Ndërkohë që sipas vendimit të qeverisë, restorantet, baret dhe bizneset tjera që shesin alkool do të detyrohen të mbyllen dhe njerëzve do t’iu kërkohet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme jashtë shtëpive të tyre.

Qëllimi i qeverisë është ulja e numrit të të infektuarve para Lojrave Olimpike, që nisin më 23 korrik. Më shumë se 11,000 atletë pritet të marrin pjesë në këtë organizim, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Më herët është bërë me dije se Japonia ka marrë vendim për të ndaluar pjesëmarrjen e spektatorëve nga vendet e huaja.

ME TE LEXUARAT