Rriten tensionet, , Izraeli bombardon veriun e Gazës, evakuohen qindra familje

Bota

Rriten tensionet, , Izraeli bombardon veriun e Gazës, evakuohen qindra

Tensionet janë rritur. Izraeli ka bombarduar mbrëmjen e sotme veriun e Gazës. Safwat Al Kahlout i Al Jazeera, duke raportuar nga Gaza tha se Izraeli ka filluar të gjuajë breshëri predhash artilerie në veri të Rripit të Gazës.

“Qindra familje tani po evakuohen nga shtëpitë e tyre në veri të Gazës për shkak të hedhjes së predhave të artilerisë së rëndë.

Shërbimet e ndihmës së shpejtë na thanë se disa nga raketat kishin goditur disa shtëpi në të ashtuquajturin fshat Beduin, i cili është shumë afër kufirit, ” ka thënë reporteri.

“Është skenari i njëjtë i luftës së vitit 2014 kur qindra familje gjithashtu u evakuuan nga shtëpitë e tyre për shkak të të shtënave të rastësishme,” shtoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion