Rrëzohet Panjshiri? Forcat talebane konfirmojnë se kanë marrë pushtetin e të gjithë Afganistanit

Bota

Rrëzohet Panjshiri? Forcat talebane konfirmojnë se kanë

Provinca e fundit e Afganistanit që ishte zotuar se do t’i rezistonte forcave talebane thuhet se është marrë të premten nga milicia islamike.

Këtë e ka bërë të ditur një komandant taleban që thoshte njoftonte se kanë marrë kontrollin e të gjithë Afganistanit duke i dhënë fund trazirave pasi edhe Panjshiri ndodhet nën komandon e tyre.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se këtë e kanë bërë të ditur tre burime talebane, por është e pamundur që për momentin të konfirmohet nga burime të tjera. për momentin është e pamundur që ai të konfirmohej nga burime të tjera.

Ndërkohë, ish nën presidenti Amrullah Saleh, një nga drejtuesit e forcave opozitare tha se pala e tij nuk ishte dorëzuar ende.

“Nuk ka dyshim se jemi në një situatë të vështirë. Ne jemi nën pushtimin e talebanëve… Ne kemi mbajtur zonën tonë dhe kemi rezistuar. Rezistenca po vazhdon dhe do të vazhdojë. Unë jam këtu me tokën time, për tokën time dhe duke mbrojtur dinjitetin e saj”, tha Saleh në një video të publikuar në Twitter nga një gazetar i BBC.

Djali i tij, Ebadullah Saleh, mohoi që Panjshir të kishte rënë, duke i dërguar mesazhin: “Jo. Është lajm i rremë”.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion