Rrëzohet avioni në Liban/dyshohet të kenë humbur jetën tre persona
Lajmifundit
/
8 July 2021, 16:43
Bota

Një avion i vogël stërvitje me tre persona në bord u rrëzua të enjten e 8 korrikut në rrethin malor Keserwan të Libanit, në veri të kryeqytetit Beirut.
Sipas burimeve të aviacionit, piloti dhe dy pasagjerë dyshohet se kanë humbur jetën.
Aeroplani Cessna 172 i përkiste firmës së trajnimit të fluturimeve Open Sky Aviation dhe ishte ngritur nga aeroporti i Bejrut në 1.30 pasdite koha lokale.
Pas 20 minutash u rrëzua në fshatin Ghosta.
“Kishte shumë mjegull në zonë. Aeroplani goditi gurët e një shtëpie”, tha Ziad Maalouf, i cili ishte në zonë dhe dëgjoi rrëzimin.