Rrëzohet avioni luftarak në Indi, dy pilotët dyshohet se kanë vdekur

Bota

Rrëzohet avioni luftarak në Indi, dy pilotët dyshohet se

Një aeroplan ushtarak i Forcave Ajrore të Indisë u rrëzua sot në distriktin Churu, në perëndim të vendit, duke shkaktuar një zjarr në fushat përreth.

Sipas burimeve paraprake, dy pilotët që ndodheshin në bord kanë humbur jetën.  Aeroplani i përfshirë në aksident ishte një model i vjetër Jaguar, i zhvilluar në bashkëpunim mes Britanisë dhe Francës.

Aeroplani po kryente një fluturim stërvitor në momentin e aksidentit. Banorët vendas u angazhuan në përpjekjet për fikjen e zjarrit, derisa autoritetet nisën operacionin e kërkim-shpëtimit.

Hetimet për shkaqet e rrëzimit kanë nisur dhe autoritetet pritet të publikojnë së shpejti rezultatet e para.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion