Rrezik për vendin, mblidhen 200 mijë firma kundër Lojrave Olimpike në Japoni

Të paktën 200 mijë firma janë mbledhur kundër organizimit të Lojrave Olimpike edhe këtë vit, për shkak të frikës se përhapjes së Covid-19 në mënyrë masive. Qytetarët kërkojnë bllokimin e aktivitetit që pritet të mbahet në korrik të 2021, pasi është në rrezik për vendin.
Pavarësisht se qeveria franceze, në bashkëpunim me anëtarët e komitetit organizues të Tokio 2020 po përgatisin një aktivitet brenda rregullave të parandalimit të Covid-19, qytetarët nuk janë dakord. Kujtojmë se spektatorët nga jashtë nuk do lejohen.
Më herët, qeveria japoneze ka shtyrë gjendjen e jashtëzakonshme deri në fund të majit, pasi këto kohët e fundit ka nisur sërish rritja e numrit të të infektuarve. Qeveria japoneze kërkon që të ulë numrin e të infektuarve, në mënyrë që të jetë në rregull me rregullat që duhen, për të zhvilluar lojrat olimpike.


