Rrebesh “tropikal”, përmbytje në Moskë! Brenda pak orësh bie sasia e shiut që bie për 2 javë

Një stuhi e pazakontë ka goditur Moskën, duke sjellë reshje shiu me intensitet të lartë të cilat mediat lokale i kanë quajtur “rrebesh tropikal”. Bëhet me dije se brenda vetëm pak orësh, në kryeqytetin rus ka rënë sasia e shiut që zakonisht bie për dy javë deri në një muaj të plotë.
Sipas autoriteteve, shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të shumta në pjesë të ndryshme të qytetit.
Kalimet nëntokësore për këmbësorë janë mbushur me ujë, duke i bërë të pakalueshme. Po ashtu, shumë qendra tregtare, supermarkete dhe parkingje nëntokësore janë përmbytur, duke shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të aktivitetit normal.
Autoritetet kanë nisur operacionet e emergjencës për të larguar ujin dhe për të ndihmuar qytetarët e bllokuar në zona të përmbytura. Trafiku është rënduar ndjeshëm dhe ka raportime për bllokime rrugësh dhe automjete të ngecura në ujë.


