Rojet kufitare gjejnë 100 kg kokainë në fund të Detit Baltik! Droga me vlerë 15 milion dollarë

Bota

Rojet kufitare gjejnë 100 kg kokainë në fund të Detit

Rojet kufitare polake zbuluan më shumë se 100 kg kokainë në fundin e Detit Baltik, në zonën e Gjirit të Gdanskut në veri të Polonisë, gjatë operacioneve për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Droga, që mund të arrijnë një vlerë prej deri në 15 milion dollarë, u gjetën gjatë një hetimi që çoi gjithashtu në arrestimin e shtatë personave.

Pas zbulimit të kokainës, autoritetet përcaktuan vendndodhjet e të dyshuarve, çka mundësoi gjetjen e sasisë tjetër të konsiderueshme të drogës. Sipas ligjit, të arrestuarit mund të përballen me deri në 20 vjet burg nëse shpallen fajtorë.

Incidenti ka ndodhur në një periudhë kur shtetet e Detit Baltik janë në gatishmëri të lartë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike nën ujë. Kjo ka ardhur pas disa incidenteve të dyshimta, ku kjo lloj infrastrukture ka pësuar dëme, duke përfshirë kabllot dhe tubacionet e gazit. NATO ka njoftuar se do të forcojë praninë e saj në rajon për të monitoruar më shumë aktivitetet dhe për të parandaluar mundësinë e dëmtimeve të tjera.

ME TE LEXUARAT