Rimëkëmbja e Greqisë nga pandemia, kryeministri: Do krijojmë 200,000 vende pune

Pandemia ka shkaktuar shumë pasoja në Greqi dhe për këtë, kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka prezantuar Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes nga pandemia me buxhet 57 miliardë euro. Mësohet se kryeministri ka bërë me dije se do bëhet me dije krijimi i 200,000 vende pune, për të rritur PBB me 7 pikë në 6 vitet e ardhshme.
“Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është një udhërrëfyes shumë i mirëmenduar me 170 projekte, investime dhe reforma. Ai bazohet në 4 shtylla, tranzicionin dixhital të shtetit dhe ekonomisë, rritjen e punësimit dhe kohezionit social, ekonominë e gjelbër dhe fillimin e aktivitetit prodhues. Ky është një plan që mbulon të gjithë Greqinë, ka të bëjë me çdo burrë dhe grua greke, dhe që aspiron të krijojë 200,000 vende pune, por edhe për të rritur PBB me 7 pikë në 6 vitet e ardhshme.
Plani Kombëtar ka një karakter novator, sepse ai ndryshon modelin dhe e bën ekonominë ekstroverte dhe sistemin e taksave miqësor për zhvillimin dhe gjithmonë duke parë drejt së ardhmes,” tha ai.


