Rikthehet frika në SHBA, rritet ndjeshëm numri i infektimeve në SHBA
Lajmifundit
/
17 July 2021, 10:08
Bota

Rritet ndjeshëm numri i infektimeve të Covid-19 në SHBA. Mësohet se në 24 orët e fundit rastet e reja janë trefishuar dhe kanë shkuar në mbi 74 mijë, shifra që nuk ishin raportuar që prej 3 muajsh.
Mediat shkruajnë se dy ditë më parë, ishin 27.956 raste të reja, që sipas ekspertëve, shkak është varianti Delta.
SHBA është një nga vendet më të prekura nga Covid-19. Që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar 34,054,952 raste nga të cilët kanë ndërruar jetë 608,815 persona.


