Rekord i zi në Greqi! Mijëra të infektuar gjatë 24-orëve, rritet numri i të intubuarve

Bota

Rekord i zi në Greqi! Mijëra të infektuar gjatë

Sot në Greqi janë shënuar 4340 raste të reja me koronavirus, shifër rekord nga fillimi i pandemisë në vendin fqinj. Kjo është hera e parë që në Greqi brenda harkut të 24 orëve zbulohen mbi 4000 të infektuar nga 67 mijë teste.

Atika është më e prekura me 2097 raste me infeksion më pas vijnë Selaniku.
Në të njëjtën periudhë, pra në 24 orët e fundit janë regjistruar 72 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në total në 8017.

Një tjetër shqetësim është numri i të intubuarve që ka arritur në 741.
Greqia përgatitet që të hapet për sezonin turistik që pritet të nisë në 14 maj, por numrat dhe situatën, të paktën për momentin e ka kundër.

ME TE LEXUARAT